Sorry, no posts matched your criteria.

Shifra marramendëse! Këto janë pesë këngëtaret më të pasura në botë!

Pasuria e pesë këngëtareve në botë, “prek” shumën e pabesueshme prej 4 miliardë eurosh.

Ylli i popit 34-vjeçar, Rihanna tani është miliardere, pasi pasuria e saj totale arrin në 1.7 miliardë dollarë (1.2 miliardë euro), sipas “Forbes”. Pra, Rihanna është në vendin e parë si këngëtarja më e pasur në botë!

Në fakt, pjesa më e madhe e pasurisë së yllit të popit (1.4 miliardë dollarë / 1 miliard euro) nuk vjen nga industria e muzikës, por nga 50% e aksioneve të saj në linjën e kozmetikës që ajo ka themeluar, “Fenty Beauty”.

Dolly Parton, e cila u rrit pa ujë dhe energji elektrike, ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh.

Ajo është një këngëtare, tekstshkruese, producente, aktore dhe biznesmene amerikane nga Tenesi.

Parton konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira në botë dhe albumet e saj janë shitur në miliona kopje.

Në listë sigurisht përfshihet edhe “mbretëresha e popit”, Madonna.

Mbretëresha e popit, nuk ka nevojë për reklamë. Me një karrierë të gjatë në këtë fushë, ajo ka një pasuri të “çmendur” të cilën e investon në prona të paluajtshme.

Ajo gjithashtu ka shtëpi luksoze në Londër dhe Nju Jork dhe pasuria e saj shkon në 570 milionë dollarë.

Gloria Estefan

Interpretuesja më e suksesshme e të gjitha kohërave, Gloria Estefan, ka fituar 500 milionë dollarë.

Gloria ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën.

Në total, ajo ka fituar 7 çmime Grammy dhe 4 Latin Grammy, dhe konsiderohet si interpretuesja më e suksesshme latine e muzikës pop të të gjitha kohërave. Sidomos në vitet 1980 dhe 1990, ajo kryesoi listat e muzikës së kërcimit në mbarë botën.

Këngëtarja e pestë më e pasur në botë është Celine Dion. Pasuria e Celine Dino vlerësohet në 630 milionë dollarë, sipas “Wealth-X”, që e rendit atë në mesin e pesë këngëtareve yje më të pasur në botë.

Krahas këtyre, duhen shtuar edhe milionat që fitoi nga shitja e një prone që zotëronte në ishullin privat Ganyon në Francë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com