Sorry, no posts matched your criteria.

Sa orë duhet të flini për të qenë të shëndetshëm

E keni me nduar ndonjëherë se sa orë gjumë duhet të flini gjatë një dite dhe sërish të keni kohë të merreni me të gjitha punët e programuara?

Sipas një studimi, i cili përfshiu 100 të moshuar u vu re se personat që flinin 8 orë gjumë kishin funksionim më të mirë të trurit. Kishte një ndikim në aftësitë njohëse te ata që bënin më pak se pesë ore e gjysmë gjumë por sigurisht ndikonin dhe faktorë të tjerë si mosha, gjinia, patologjia e Alzheimerit.

Të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë gjatë natës, ndërsa fëmijët e moshës shkollore duhet të flenë 9 deri në 12 orë dhe adoleshentët 8 deri deri në 10 orë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të rriturit shpesh përpiqen të flenë shtatë orë të plota. Por të bësh një gjumë të mirë dhe regjenerues do të thotë të flesh më shumë se disa orë. Cilësia e gjumit është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse zgjoheni shpesh për shkak të zhurmave, kjo ndërpret ciklin tuaj të gjumit  dhe privon trupin nga gjumi  që i nevojitet.

Mungesa kronike e gjumit ndikon në aftësinë tona  për të mësuar gjëra të reja, për të qenë krijues, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime.

Duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtat orare, përfshirë fundjavat, sipas ekspertëve. Bëni aktivitete përpara gjumit, si yoga, një dush i ngrohtë, lexoni një libër… Këto janë të gjitha mënyra për të ndihmuar trupin tuaj të relaksohet në gjumë.

Shmangni alkoolin, ushqimet yndyrore dhe pikante para gjumit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com