Sorry, no posts matched your criteria.

Robert Berisha bën rrëfimin prekës: Ishte hera e parë që qaja

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha ka qenë së fundmi i ftuar në “Why Not”, ku edhe ka folur për jetën e tij personale si dhe profesionale.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te ndarja nga jeta e nënës së tij.

Roberti tregoi se sapo ka lexuar strofat e këngës dedikuar nënës së tij të ndjerë, të cilat nuk i kishte mësuar përmendsh, i kanë rrjedhur lotët.

“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”, u shpreh ai.

Nëna e Robert Berishës u nda nga jeta në janar të vitit 2021.

POST A COMMENT