Sorry, no posts matched your criteria.

Penelope Cruz, 48 vjeç shfaqet topless dhe rrjeti u ‘çmend’

Penelope Cruz ka postuar në llogarinë personale në Instagram një foto sensuale në të cilën pozon topless e veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra Chanel.

Aktorja 48-vjeçare dukej joshëse në kopertinën e numrit spanjoll të revistës Dust.

Në foton bardhë e zi, Penelope ka mbuluar gjoksin me duar.

Emoji me zjarr, zemra dhe dhjetëra komente shoqëruan postimin e saj.

“Si je ende gruaja më e bukur në botë?”

“Ju jeni absolutisht mahnitës! Dhe e talentuar! Dhe një burim frymëzimi për aktivizmin tuaj për njerëzit, kafshët dhe planetin. Gëzuar festat për ju dhe familjen tuaj të bukur”

“OMG! Kjo është e mrekullueshme. Sa e bukur” “WOW Penelope. Wow”, janë disa nga komentet që ka marrë fotoja e aktores.

Ndër të famshmit që komentuan postimin e saj ishte edhe aktorja Marion Cotillard e cila shkroi: “Jam pa fjalë”. 

Cindy Crawford gjithashtu komentoi me emoji zjarri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com