Sorry, no posts matched your criteria.

Pas performancës në “Sunny Hill”, J Balvin publikon mesazhin me flamurin e Kosovës në duar

Pas performancës spektakolare në “Sunny Hill Festival”, ylli latin me famë botërore J Balvin ka ndarë edhe një mesazh për Kosovën në rrjetet sociale.

Teksa ka ripostuar një foto me flamurin e Kosovës në duar, këngëtari kolumbian shkruan:  “Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”

Siç edhe e kishte paralajmëruar performanca e tij ishte një “çmenduri” e vërtetë.

Mirëpo para se të fillonte të bënte çfarë din më mirë, ylli latin i kushtoi disa minuta një përshëndetje për të pranishmit, të cilët ishin me qindra.

Teksa ndodhej para të gjithëve, ai bëri edhe një gjest që e çoi peshë publikun e festivalit. J Balvin mori në dorë flamurin e Kosovës, duke e ngritur në mes të skenës.

Të pranishmit kanë brohoritur me të madhe këngëtarin, të emocionuar nga ky veprim i papritur.

Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Kujtojmë që Sunny Hill Festivali po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe ka nisur më 4 gusht dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com