Sorry, no posts matched your criteria.

Olsa Muhameti flet për lidhjen e Donaldit dhe Borës: Ajo nuk e ka përdorur…

Autorja Olsa Muhameti ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Wake Up”, ku ajo ndër të tjera është ndalur edhe te lidhja që po përflitet kaq shumë e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Bora dhe Donaldi janë fotografuar shpesh së bashku por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar nga lajmet që thuajse çdo ditë shkruhen ne rrjet. Në intervistën e saj Olsa theksoi se Bora është shumë e kujdesshme dhe mjaft e kuruar. Gjithashtu, ajo tha se Bora nuk e ka përdorur historinë e saj për famë edhe pse shumë të tjerë e shohin si strategji marketingu.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet për ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, theksoi autorja.

Nga ana tjetër ka shumë të tjerë që këtë mosreagim të Borës e quajnë marketing. Një prej tyre ka qenë edhe Monika Lubonja e cila e ka quajtur një “telenovelë turke” me qëllim marketimi.

Nga ana tjetër, as Bora e as Donaldi nuk kanë konfirmuar asgjë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com