Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk i intereson çfarë mendojnë të tjerët/Bebe Rexha ka një mesazh për të gjithë

Bebe Rexha është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme në Amerikë dhe është gjithnjë në qendër të mediave.

Ajo shpesh ka qenë pjesë e diskutimeve të shumta për shkak të peshës së saj. Një rast ka qenë kur stilistët po e refuzonin për shkak të peshës dhe nuk merrte asnjë përsipër t`i bënte fustanin për ndarjen e çmimeve Grammy.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh me shumë vlerë për të gjithë njerëzit, që duhet të ndihen mirë nën lëkurën e tyre. Bebe ka postuar në Instagram një foto të saj, ku bien në sy linjat trupore dhe ka shkruar dy fjalë për të gjithë ata që duan të duken si yjet e televizionit.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com