Sorry, no posts matched your criteria.

Mikela, tregon arsyet e ndarjes nga Erioni: Tentova disa herë, nuk u ndamë në paqe

Mikela Pupa ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën e saj personale që pas daljes nga “Për’Puthen”. Ajo u ndal te ndarja me Erionin ku edhe zbuloi arsyet.

“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty”,tha ajo.

Jo vetëm kaq por ajo rrëfeu se ndarja mes tyre nuk ka qenë edhe aq e paqtë.

“Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…”, shtoi ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com