Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund u konfirmua lidhja e Jennifer Lopez me Ben Affleck

Prej shumë kohësh është aluduar që Jennifer pas ndarjes me Alex, u hodh menjëherë në krahët e ish-partnerit të saj, Ben Affleck.

Dyshja është parë shumë herë bashkë, ama akoma nuk patëm një konfirmim. Kjo lidhje padyshim që ka trazuar ujërat dhe të gjithë jemi kurioz të dimë nëse janë bashkë apo jo.

Mbrëmjen e djeshme ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.

Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithahstu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.

Kujtojmë se para disa ditësh, Jennifer u fotografua me një tjetër ish të saj, Marc Anthony. “Daily Mail” publikoi foto ekskluzive të tyre, ku Jennifer dhe Marc shiheshin duke ngrënë drekën bashkë në një hotel në Miami. Megjithatë këto foto nuk lanë vend për dyshime, sepse dyshja kanë treguar se ruajnë raportet e mira pas ndarjes duke qenë se kanë në mes dhe dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com