Sorry, no posts matched your criteria.

Kush është shqiptari që bëri të mundur ardhjen e talentit 18-vjeçar tek skuadra e Barcelonës

Shqiptarët kanë treguar aftësi të pashtershme në të gjitha fushat dhe më e rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare. I tillë është edhe rasti i Agron Krasniqit, i cili është një emër mjaft i njohur në sport, por jo vetëm. Biznesmeni njihet në trevat shqipfolëse si një njeri me kontakte dhe influenca të rëndësishme në sport dhe jo vetëm.  Këtë herë ai është bërë pjesë e mediave ndërkombëtare, teksa ka realizuar një transferim tek skuadra e Barcelonës. Së bashku me Shkumbin Qormemeti, Krasniqi ishin ndërmjetësit e transferimit të  futbollistit 18 vjeçar, Yusuf Demir tek skuadra katalanase.

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë lajm, ku veç talentit të 18-vjeçarit, kanë vënë në dukje edhe arritjen e marrëveshjes, fal edhe shqiptarëve. Duket se ky transferim që pritet të sjellë ndryshime tek skuadra e Barcelonës, ka pak aromë Shqipërie brenda. Natyrisht që ky është vetëm një nga hapat e Agron Krasniqit, që me siguri në të ardhmen, do të krijojë më shumë hapësira edhe për shqiptarët e talentuar që kërkojnë të prekin karrierën ndërkombëtare.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com