Sorry, no posts matched your criteria.

‘Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës, por…’/ Meridiani i ‘çjerr maskën’ Arjolës

Ish banori i ‘Big Brother VIP’, Meridian Ramçaj ka sulmuar aktoren Arjola Demirin, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Aktorja ka komentuar deklaratën e tij me banorët ditën e djeshme, ku u shpreh se nuk është distancuar por ka qenë ai që nuk ka treguar afrimitet.

Kjo nuk është pritur mirë nga ish banori, i cili ka shpërthyer me disa postime në “Instastory”.

“Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”. Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë.

Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret. Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë.

Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar. Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike. Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe!

Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti”, ka shkruar mes të tjerash Meridiani.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com