Sorry, no posts matched your criteria.

Kënga e re e Taynës dhe e Azetit e ka një datë publikimi

Tayna, reperja e njohur, ka arritur majat vetëm në pak kohë.

Së fundmi është përfolur për një bashkëpunim midis Azet dhe Tayna-s dhe më në fund dëshira e fansave do të bëhet realitet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli.

Ai ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.

Mirëpo më në fund bashkëpunimi i tyre e ka një datë publikimi. Menaxheri i Taynës ka publikuar një foto, ku tregoi se kënga do të vijë më 4 Qershor dhe të gjithë mezi po e presim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com