Sorry, no posts matched your criteria.

Kate Middleton ka diçka për ti thënë Meghan-it pas intervistës

Në intervistën e dhënë disa ditë më parë, Meghan nuk la pa përmendur dhe dukeshën Kate, ku tha se ajo e bëri për të qarë disa ditë pak para dasmës.
“Disa ditë para dasmës ajo ishte mërzitur me fustanet e vajzave që do mbanin lulet dhe më bëri të qaj. Më lëndoi ndjenjat. Më e vështirë ishte që u fajësova për diçka që nuk e kisha bërë. Të gjithë e dinin që nuk ishte e vërtetë. Nuk po e them këtë për ta nënçmuar, por mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta dinë të vërtetën”

Ndërkohë burime pranë Kate tregojnë se ajo mendon që e gjitha ka qenë një keqkuptim.

 “Kate është në një situatë të vështirë”-tha burimi duke shtuar se dukeshat po zgjidhnin fustanet e vajzave që do mbanin lulet dhe nuk duhej të kthehej në një zënkë.

Sipas burimit Dukesha e Kembrixhit është e shokuar që Meghan e riktheu sërish në vëmendje këtë incident.

“Dukeshës nuk i pëlqeu që Meghan e përmendi me emër ndërkohë që anëarët e tjerë të familjes jo. Kate nuk i pëlqeu akuzat që ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore qenkan xheloze për Meghan, s’ka ndodhur kurrë”-tha burimi.

 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com