Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez bën daljen e parë në skenë pas martesës me Ben Affleck

Jennifer Lopez është rikthyer sërish në skenë pas muajit romantik të mjaltit së bashku me partnerin e saj Ben Affleck në Paris.

Këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud”, kryesoi galën e bamirësisë LuisaViaRoma x Unicef ​​në Capri, Itali, të shtunën, duke hapur performancen e saj me  kënget “If You Had My Love” dhe “Waiting for Tonight”.

53-vjeçarja e cila u martua ligjërisht me Ben Affleck në Las Vegas më 16 korrik, doli në skenë për herë të parë që pas dasmës së saj.

Lopez i mahniti  të gjithë në Certosa San Giacomo, një manastir i shekullit të 14-të:

 “Ne do të japim spektakël  sonte,” i tha ajo turmës në ngjarjen e organizuar nga LuisaViaRoma, e cila mblodhi rreth tetë milionë euro për të mbështetur përpjekjet e ndihmës ukrainase dhe siriane. “E dini çfarë më kujton kjo? Kjo më kujton kohën kur isha një vajzë e vogël në Bronx.”

Ajo vazhdoi, “Mamaja ime i shikonte ato shfaqje çmimesh, ato gala të mëdha – kjo është si një gala e madhe sonte.”

Diplo, Sofia Carson dhe DJ Cruz performuan gjithashtu përpara setit kryesor të Lopez, dhe ngjarja tërhoqi yje duke përfshirë Jamie Foxx, Vanessa Hudgens, Leonardo DiCaprio, Jared Leto dhe Haim.

Shfaqja erdhi vetëm disa javë pasi Lopez u martua me Affleck, 49 vjeç, pothuajse dy dekada pasi ata  anuluan fejesën e tyre të parë  në 2004.

Ylli i “Good Will Hunting” dhe aktori i filmit “Selena” njoftuan lajmin emocionues në një pjesë të dokumentarit të saj “On The JLo” në fillim të këtij muaji.

 “Ne ia dolëm. Dashuria eshte e bukur. Dashuria është e sjellshme. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, ka shkruar aktorja e “Marry Me” në letrën drejtuar fansave të saj.

Çifti u fejua  për herë të dytë në prill 2022. Pas ceremonisë së tyre intime në Vegas, Affleck dhe Lopez u nisën për në Paris për një muaj mjalti.

Tani, burime të shumta thonë për Page Six se të porsamartuarit kanë punësuar planifikuesin më të mirë të eventeve luksoze Colin Cowie për t’i ndihmuar ata të krijojnë një dasmë më luksoze, në pronën prej 87 hektarësh të Affleck në Riceboro, Ga. Ngjarja ka të ngjarë të zhvillohet brenda disa javëve të ardhshme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com