Sorry, no posts matched your criteria.

Ismail Kadare nderohet me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ditën e sotme është nderuar me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.

Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjoz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez. Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije asokohe lajmin në rrjetet sociale.

POST A COMMENT