Sorry, no posts matched your criteria.

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfirmojnë publikisht ndarjen

Iker Casillas dhe Sara Carbonero kanë qenë kryefjala e mediave rozë për shak të marrëdhënies së tyre.

Ata u përfolën se kishin debate dhe mosmarrëveshje midis tyre gjë që mund t’i shkaktonte ndarjen.

Sipas revistës  “Lecturas”, ish-portieri i Real Madridit kishte marrë vendimin për të jetuar në një shtëpi veçmas në La Finca, jashtë kryeqytetit spanjoll ku është shtëpia e tij familjare.

Ndonëse të gjithë po shpresonin që ky lajm mos të ishte i vërtetë, sot dyshja kanë konfirmuar ndarjen e tyre. Përmes një deklarate të përbashkët ata kanë pranuar se do të ndjekin rrugë të ndryshme dhe duket se janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri.

“Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes. Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i menduar dhe e vendosëm në mënyrë të ndërsjelltë.”, kanë deklaruar ata.

“Respekti, afeksioni dhe miqësia do të qëndrojnë gjithmonë. Prioriteti ynë është, nga dashuria dhe përkushtimi, të ndajmë mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve tanë dhe t’i mbrojmë ata në mënyrë që të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto janë fjalët e vetme që themi publikisht tani dhe në të ardhmen. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruhet në deklaratën e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com