Sorry, no posts matched your criteria.

I fejuari i Dua Lipës rrëfen historinë: Njohja jonë, si nëpër filma…

Takimi i parë i Dua Lipës me partnerin e saj Callum Turner ka qenë vërtetë surprizues dhe për t’u mbajtur mend.

Aktori 35-vjeçar ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me këngëtaren me origjinë shqiptare në “The Sunday Times”, për të cilën ka thënë se janë njohur ndërkohë që pinin nga një gotë në grup, para festës së ditëlindjes së një shoku në Los Angeles.

“Ishim ulur krah njëri-tjetrit dhe aty kuptuam se ishim duke lexuar të dy të njëjtin libër, çka është e paimagjinueshme.” – ka rrëfyer Turner.  

“Libri quhet “Trust” nga autori Hernan Diaz dhe unë sapo kisha mbaruar kapitullin e parë. Kur ja thashë Duas, ajo më pa në sy e më tha që edhe ajo sapo kishte bërë të njëjtën gjë. Epo, i thashë se qenkemi në të njëjtën faqe…” – shtoi aktori me shaka.

Ky ishte momenti që bëri të lindë shkëndija mes 2 artistëve, një marrëdhënie që vazhdon ende e lumtur.

Kujtojmë se thashethemet për çiftin lindën në janar të vitit 2024, kur u panë bashkë në premierën e serialit Masters of the Air” në Londër, ku Callum është protagonist. Më tej gjithçka mori formë kur dyshja u pa duke u puthur në një mbrëmje romantike në Los Angeles. Pak muaj më vonë, nëpërmjet profilive të tyre në Instagram, Dua dhe Callum zyrtarizuan dashurinë e tyre pasi postuan një grup fotosh dhe videosh nga një festival, duke ecur edhe në tapetin e kuq të Met Gala 2025 pak më vonë

Nga ana e saj, pak muaj më parë, teksa fliste për “British Vogue”, Dua Lipa shprehej se marrëdhënia po shkonte shumë mirë e po merrte rrugën drejt një dasme.

“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese që vendosëm të vazhdojmë të rritemi bashkë, të shohim jetën duke qenë edhe shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Është ndjesi speciale.” – rrëfen këngtarja me origjinë shqiptare, e lumtur për marrëdhënien e saj.

“E dua dashurinë. Është diçka e bukur, inspiruese. “Dobësia” që të shkakton është e frikshme, por ndihem me fat që ndihem e dashuruar.” – vazhdon fjalën e saj fituesja e çmimit “Grammy”, duke treguar se gjatë kësaj periudhe është më e lumtur se kurrë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com