Sorry, no posts matched your criteria.

Hodinela Qose: Si të pasuroheni duke investuar në prona

Prona, kjo pasuri kaq e rëndësishme, por njëkohësisht edhe kaq e vlefshme, sidomos ditët e sotme. Megjithatë, ndonjë gjithmonë e nevojshme, të shumtë janë ata që tremben të investojnë në pasuri të paluajtshme. Rritja e çmimeve është vetëm një ndër faktorët që ndikon në mos investimin në prona, sidomos në Tiranë. Megjithatë, brokerja jonë, Hodinela Qose, do të na zbulojë sesi mund të pasuroheni me anë të blerjeve të pasurive të paluajtshme.

“Të gjithë ata që kanë lexuar “Baba i pasur, baba i varfër”, e dinë tashmë të vërtetën e mëdha të parasë. Duhet të jetë pikërisht paraja ajo që punon për ju, dhe jo ju peng i saj. Dhe si më së miri kjo realizohet sesa me blerjen e një prone. Në ‘Future Home’ ne kemi disa klientë që vite më parë, kanë blerë një apartament pranë nesh, apo truall, apo njësi biznesi dhe sot ajo pronë buron para për ta. Dhe si bëhet kjo? Mjafton ta rishesësh apo ta japësh me qera mujore, për të gjeneruar para mjaftueshëm për të bërë investime të tjera. Edhe në ditët e sotme, përditë e më shumë po shtohen klientët që blejnë prona në formë investimi, për t’i shfrytëzuar dhe jo për të banuar. Mjafton t’ju them që Tirana është një metropol që po rritet dita-ditës.

Të shumtë janë edhe të huajt që kërkojnë të investojnë në vendin tonë, ndaj mendoni sesa do të vlejë prona juaj pas 5 apo 10 vitesh, që kështu në të gjitha rastet ju vetëm sa do të shtoni të ardhurat tuaj, me një pronë që gjithnjë do tju përkasë”, përfundon Hodinela, duke na futur të gjithëve në medime rreth idesë për t’u pasuruar me anë të investimit në pronë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com