Sorry, no posts matched your criteria.

Gati ‘Sunny Hill Festival’, Dua Lipa poston foton nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’

Dyert e ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë janë hapur prej orës 15:00 kur kanë nisur performancat nga artistë të ndryshëm. E teksa gjithçka pritet të kulmojë në mbrëmje Dua Lipa ka publikuar në Instagram një foto nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’ ku do mbahet festivali për 3 ditë.

Ajo ka etiketuar faqen zyrtare të festivalit teksa shkruan se po bëhen përgatitjet. Është e paqartë nëse kjo foto është shkrepur nga vet Dua apo ia kanë dërguar sepse fill pas kësaj ajo ka postuar disa foto nga Ibiza. Në këto kushte nuk mund të themi nëse ajo do jetë në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Dua nuk ka qenë në listën zyrtare të artistëve që do perfomojnë në festival dhe nuk dihet nëse ka përgatitur ndonjë surprizë për fansat apo jo.

‘Sunny Hill Festival’ organizohet për herë të parë në Shqipëri teksa në Kosovë është ogranizuar në 2018, 2019 dhe këtë vit. Festivali do zgjasë 3 ditë 26, 27 dhe 28 gusht me të ftuar artistë si Fedez, Action Bronson, Stormzy, Harwell, Afrojack dhe shumë artistë shqiptarë.

Babai i Duas Dukagjin Lipa siguroi tre netë fantastike, ku do të performojnë këngëtarët më të mirë të momentit. “Është kënaqësi të jesh në Tiranë, është kënaqësi të shohësh të rinjtë e Tiranës dhe Prishtinës. Po shpresojmë se të rinjtë tanë do kalojnë 3 ditë fantastike në Tiranë, edhe kjo do të kthehet me shpresë në një event i cili do të përsëritet. Jemi në një vend është shumë unik, shumë i veçantë për të pasur një festival të tillë. Ky është viti i parë në Tiranë, por shpresojmë se do kalojë shumë mirë. Kemi disa prej artistëve më në zë të momentit në zhanërat e tyre në Europë”, tha Lipa ditën e sotme.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme do të performojnë Fedez, Action Bronson, Dafina Zeqiri etj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com