Fraxel, trajtimi i bukurisë perfekte vetëm tek “Best In Clinic Migena Krifsa”
Sot bukuria nuk është më një ëndërr, por një realitet i mundur. “Best In Clinic Migena Krifsa” është padyshim kryefjala për këtë destinacion. Një oaz i vërtet për të arritur gjithçka drejt perfeksionit. Sot do t’ju prezantojmë me trajtimin Fraxel, si fjala e fundit e teknologjisë, që riparon çdo dëmtim në fizikun tuaj. Fraxel është çelësi për lëkurë të shkëlqyeshme. Fraxel është laser i cili përdoret nga të gjitha moshat në të gjitha llojet e lëkurës në të gjitha pjesët e trupit. Nëse po kërkoni lëkurë të rinuar, me të butë dhe shumë vite më të re atëherë Fraxeli është zgjidhja.
Fraxel përdoret për:
• Trajtimin e rrudhave në zonën anësore të syve
• Rigjenerimin e lëkurës së fytyrës, qafës, dekoltesë, duarve etj.
• Trajtimin e cikatriceve dhe shenjave nga aknet
• Trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli
• Reduktimin e poreve
• Korrigjimin e njollave të lëkurës
• Eleminimin e strijave
Fraxel arrin të depërtojë në lëkurë në mënyrë selektive dhe në zona të paracaktuara, në një thellësi mbi 1 mm, falë rediofrekuencës bipolare e cila ka si funksion specifik të përforcojë efektin e CO2 gjatë trajtimit.
Nga kjo proçedurë lëkura përfiton një rigjenerim/ ristrukturim të shpejtë, ndërkohë ruhen indet e shëndetshme të lëkurës përreth.
Drita e emetuar nga lazeri, në disa zona jep ndjesinë e shpimeve apo edhe ndjesi djegie të lehtë në lëkurë. Dhimbja gjatë trajtimit është përgjithësisht e tolerueshme, kjo sepse sic e theksuam edhe më lart përpara terapisë aplikohet krem anestezik, i cili minimizon ndjesinë e dhimbjes. Duke qenë se lëkura pas proçedurës është e irrituar, ajo ka nevojë për një periudhë rekuperimi që zgjat 3-7 ditë. Megjithatë duhet theksuar se i gjithë trajtimi jo vetëm që është i padëmshëm, por lëkura juaj rikuperohet shumë shpejt, duke përftuar rezultatin e dëshiruar.
Fraxel është zgjidhja më e mirë e trajtimit të shenjave nga operacionet, shenjat e akneve, rrudhat e imta, strijat, shenjave nga dielli dhe melasma.
Fraxel gjithashtu :
Redukton poret
Redukton rrudhat e thella dhe linjat në ballë
Zhduk shenjat e moshës, diellit dhe skuqjet
Tonifikon lëkurën dhe lëshimet zonale
Një shpëtim është edhe për srijat, pasi eleminon shenjat nga: operacioni djegja dhe aknet.
Rigjenerim si dhe rishtresim i lëkurës dhe përmirësim nga dëmtimet e diellit
Eleminim i rrudhave dhe shtrëngim i lëkurës
Eleminim i pigmenteve sikloasma interaktibile, shenjat nga plakja, piklat apo njollat
Trajtimi i akneve
Trajtimi vaginal, ngushtimi, zbardhimi dhe optimalizimi
Lazeri FRAXEL mund të përdoret në fytyrë dhe trup duke rezultuar me largimin e njollave, shenjave dhe rrudhave. Trajtimi i fraksionuar lejon lëkurën që të shërohet më shpejt, sepse arrin të trajtojë çdo zonë sipas nevojës. Rezultati i plotë dhe përfundimtari trajtimit me Fraxel do të shihet pas 2-3 muajsh. Pas trajtimit ndjehet një lloj djegieje dhe lëkura rri e skuqur më e fryer për pak ditë. Shtresa e re e epidermës fillon të zhvillohet brenda 24 orësh nga trajtimi.
– Benefitet e lazerit Fraxel
1) Përmirëson indet e lëkurës dhe dimensionet e poreve.
2) Heq njollat e errëta
3) Shtrin rrudhat rreth syve
4) Redukton shenjat dhe aknet
5) Rinon lëkurën e qafës, dekoltesë dhe duarve.
6) Redukton smaliaturat (strijat).
Indications
• Acne Scars
• Pore Reduction
• Skin Tone & Texture
• Stretch Marks
• Skin Resurfacing
• Wrinkle Reduction
• Skin Pigmentation
• Burn Injuries