Sorry, no posts matched your criteria.

Flaka Krelani ndjek trendine Kendall Jenner, pozon nudo në borë

Ndonëse termometri ka shënuar në vlerat më të ulta për këtë vit, këngëtarja Flaka Krelani ka qenë ‘Flakë’. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me bikini në mes të borës. E veshur me rroba banje minimaliste, këngëtarja i ka lënë pak vend imagjinatës, duke shkaktuar një ‘tërmet’ në rrjetet sociale.

Duket se Flaka kështu ndjek modelen Kendall Jenner, e cila pak ditë më parë publikoi një foto sesion të ngjashëm në dëborë. Mesa duket kaq ka mjaftuar që fotoja ikonike, tashmë të shndërrohet në një sfidë. Flaka ka ndjekur trendin e momentit, duke treguar linjat me bikini në këtë fund janari të ftohtë. E sigurisht që komentet për të tilla poza nuk kishin sesi të mungonin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com