Edhe Delinda Disha, kandidate për Kryetare Bashkie?
Një postim në “story” në profilin e saj në Instagram, ka bërë që lajmi të shpërndahet menjëherë në rrjet, për aktoren Delinda Disha që “i futet rrugës së politikës”.
“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë. Me respekt, Delinda Zhupa Disha.” – shkruan aktorja, pa dhënë ndonjë informacion shtesë për vendimin e saj.
Nuk e dimë ende nëse ky është një vendim serioz apo një shaka me të cilat jemi mësuar të vijnë nga aktorja e humorit, por për momentin mesazhi i saj është marrë seriozisht nga mediat.
Kujtojmë se në 5 bashki të vendit do të ribëhen zgjedhjet për Kryetar Bashkie mw 9 nwntor, ku mes tyre është pikërisht Bashkia Tepelenë, ku edhe Delinda ka vendosur të kandidojë pa një logo partie. Nuk e dimë nëse ajo ka bërë konsultime me ish-kolegët e saj Erion Isai apo Florian Binaj për të marrë ndonjë këshillë, por Delindës i urojmë suksese dhe fitore në impenjimin e saj të ri.
