Sorry, no posts matched your criteria.

E besoni dot? Antonela paska publikuar këngën e saj para 9 vitesh

Antonela ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të trekëndëshit të krijuar midis saj, Ledjanës dhe Mevlanit.

Mirëpo, ajo u tërhoq nga kjo treshe për t’ia lënë vendin Ledjanës.

Një nga pasionet e Antonelës paska qenë pikërisht muzika. U zbulua se ajo ka publikuar këngën e saj para 9 vitesh duke ia marrë në “kthesë” konkurrentëve të tjerë që nisën muzikën sa u futën në “Për’puthen”.

Në fillim ishte Mevlani, por ky kishte publikuar disa këngë përpara programit. Më pas iu bashkua Melisa, Juli dhe gjithashtu Ana Lleshi tha se ka ndërmend t’i futet muzikës së shpejti.

As Ana Kauri s’mbeti pas, duke treguar se ka gjithashtu ndërmend t’i futet muzikës. Por, të gjithë këta janë shumë “mbrapa” në krahasim me Antonelën, e cila e paska publikuar këngën e saj të parë dhe të vetme në Youtube 9 vite më parë!

Projekti i saj titullohet “Koha kalon”, teksa “videoklipi” është një kolazh i fotove të vjetra të Antonelës, shumë ndryshe nga sot.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com