Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa mahnit Washingtonin, pasi merr çmimin e rëndësishëm flet shqip. Kërkesa që ka për vendin e saj

Këshilli i Atlantikut e ka nderuar Dua Lipën me Çmimin e Udhëheqjes së Dalluar, gjatë një ceremonie të mbajtur 3 ditë më parë me motivacionin se e ka shfrytëzuar ndikimin e saj si yll muzike, për të ndihmuar Kosovësn e pasluftës dhe për t’i dhënë një brezi të tërë “dhuratën e shpresës”. Në Washington, organizata joqeveritare amerikane i ka vlerësuar individët që kanë qenë shembull “për të formësuar së bashku të ardhmen globale në fusha të ndryshme”. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Lipa tha se shpreson që Kosova të marrë vendin që i takon brenda Bashkimit Evropian.

 “A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të merrte vendin e saj në këtë bashkim paqësor, të lulëzonte ekonomikisht bashkë me fqinjët tanë, dhe të shërojë të lënduarit e konfliktit? Me këtë vision në mendje, unë e pranoj këtë çmim për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha këngëtarja Dua Lipa.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla; si dhe bashkëthemeluesit e firmës BioNTech, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, janë individët e tjerë që Këshilli i Atlantikut i ka vlerësuar të mërkurën, krahas Lipës.

Dua Lipa para të pranishmëve kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën.

 “Pasi i përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, më shumë se tre vjet më parë. Prandaj, a mund të bëhet kjo tani?”, ka pyetur këngëtarja.

Çmimin e ndarë për Lipën, megjithatë, e ka pranuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kërkesë nga këngëtarja. E para e shtetit e ka falenderuar muzikanten “nga thellësia e zemrës për nderin e pranimit të çmimit në emër të popullit të Kosovës”.

Osmani ka thënë se Lipa është “ambasadorja më e mirë që një vend mund ta ëndërrojë”.

Lipa është vlerësuar nga Këshilli i Atlantikut për “përpjekjet e saj për ta ndihmuar Kosovën nëpërmjet Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në shtetin e ri”.

Organizata ka theksuar se këngëtarja e lindur në Britaninë e Madhe “e ka paraqitur vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore në lulëzim, përplot kreativitet”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com