Sorry, no posts matched your criteria.

Djali më tërheqës i “Për’puthen”, Rinian Leka nis jetë të re në Spanjë me avokaten që është nënë e një vajze

Djali më tërheqës i “Përputhen”, Rinian Leka, kishte paralajmëruar më parë se do ta bënte publike vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën jashtë programit të njohjeve, e cila u bë edhe shkak që ai të dilte nga programi i dashurisë.

Riniani ka vendosur ta prezantojë më në fund partneren e cila shihet krah tij dhe bën për shtypje për pamjen dhe elegancën. “Buzëqeshja e saj”, shkroi ish-konkurrenti krahas fotos. Riniani etiketoi vajzën, duke zbuluar kështu se quhet Anisa Berliku, është avokate dhe ka studion e saj ligjore në Barcelonë të Spanjës.

Me Anisën ai është njohur sa hap e mbyll sytë gjatë një takimi rastësor me miq të përbashkët dhe kaq u desh që ai të niste jetë të re pranë saj në Barcelonë. Për më tepër, ajo është edhe nënë e një vajze, e cila quhet Chloe.

Para disa javësh, në rrjet qarkulluan disa foto të Lekës me të dashurën e tij, teksa përqafoheshin në aeroport dhe nuk vonoi shumë dhe iu zbulua identiteti. Më pas ishte Ervin Kurti, ai që zbuloi për herë të parë portretin e Anisës, duke publikuar një foto të realizuar gjatë festës së “Për’puthen”. E tashmë që ai e gjeti dashurinë, të gjithë medojnë se në lojë ai hyri vetëm për famë. Gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”, menjëherë ndjekësit e programit nisën të gërmonin për të shkuarën e tij, duke u akuzur shumë për një lidhje jashtë emisionit. Por në “Për’puthen Prime”, Riniani zbuloi marrëdhënien që kishte me një vajzë ruse, histori tashmë e mbyllur.

Për këtë histori reagoi edhe bukuroshja bionde, e cila quhet Marsy. Ajo bëri fundit një postim në “Instastory”, ku shkruante se ai “është një perlë e rrallë”. Gjithashtu, ajo i uroi edhe shumë fat:

Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruante ajo në postim.

Vajza ruse mbante ende në profilin e saj në “Instagram” foto me Rinianin e kjo bëri që ndjekësit e konkurrentit të “Për’puthen” të dyshojnë se ende janë bashkë dhe ai është në programin e njohjeve me vajza me bekimin e saj.

33-vjeçari ka lindur në Rrëshen dhe jeton mes Romës dhe Tiranës. Ai vendosi të largohej pa zhurmë nga “Për’puthen”, pasi nuk arriti ta gjente partneren mes vajzave konkurrente në program. Gjatë një interviste ai ka treguar se ndihet shumë i lumtur dhe se është shumë i dashuruar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com