Sorry, no posts matched your criteria.

Diana dhe Keidi Pushi: Reborn, platforma që të njeh me veten!

Nënë e bija që kanë nisur rrugëtimin e zhvillimit të plotë njerëzor dhe spiritualizmit nga Toronto nëpër të gjithë botën. Tashmë gjenden edhe në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Janë nënë e bijë! Kanë mbi tri vite që jetën e tyre e kanë bërë publike. Mbase kjo nuk ndodh zakonisht në sferat e jetës në vendin tonë, por si në shumë raste të tjera, edhe ato të dyja kanë lëvizur nga Shqipëria për tu përballur me një jetë të re në një vend të ri. Në Kanada rrugëtimi drejt arritjes profesionale i çoi në fakt në zbulimin e vetes. Asaj vetes që mbase s`do ta kishin gërmuar ta gjenin në një realitet shqiptar, ose edhe nëse do të ndodhte, mbase do të kishin ekzistuar barrierat për të përqafuar atë që sot i bën thuajse thermelueset e një lëvizjeje të veçantë. Quhet ‘The Reborn Experience’ dhe thërret energjinë e njeriut, atë që ato pretendojnë se gjendet brenda qenies. Gjithashtu që gjendet, po njeriu nuk e njeh dhe duhet ta njohë. E jo vetëm. Po edhe ta zotërojë e të shkojë me të drejt asaj vetes së lartësuar.

“Reborn” vjen si një rilindje. Nuk ka të bëjë me rilindjen politike, atë koncept të varur në skajin e dështimit total të një ekzistence kohore, por ka të bëjë me rilindjen e njeriut, aty, pikërisht tek fuqitë e tij që ende nuk ka ditur t`i zbulojë dhe t`i marrë vetë në duart e veta. Rilindjen e njeriut të plotë dhe të fuqizuar në të katër aspektet: Fizike, Mendore, Emocionale dhe Shpirterore.

E për këtë shërben më së miri Reborn dhe nënë e bijë, konkretisht Diana dhe Keidi Pushi.

Jetojnë në Kanada prej shumë vitesh, ndërsa ato kanë ndarë, nëpërmjet televizioneve,  edhe eksperiencën e tyre të veçantë në rrugëtimin drejt Reborn. Keidi, sot 29 vjeç, duket se është ajo forca që ka mundur të zbulojë jo vetëm veten po edhe veten e nësës së saj tek ajo vetë. Nënë e bijë kanë vite që praktikojnë spirtitualizmin si një rëndësi e të menduarit pozitivisht. Ata flasin për një energji të brendsgme, si fuqi të jashtëzakonshme që secili mban dhe duhet të njohë. Ato kanë treguar se si bisedojnë me natyrën, elementët e veçantë, me shenja dhe të dhëna konkrete që vijnë nga vetë njerëzit. Ato tashmë gjenden kudo që të kërkohen, duke tentuar të zbulojnë tek kushdo që iu beson atyre gjithçka që ka të bëjë me energjinë njerëzore.

***

Në dëshmitë e tyre që lidhen me nisjen e këtij rrugëtimi është treguar nga vetë protagonistet gjithçka që ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë kursin e rrugës që kishin zgjedhur. Në rrëfimet e Dianës është konkluduar fakti se bëhet fjalë për një shenjë që i ka ardhur nga e bija kur ajo ishte adoleshente, një kohë që në fakt jo pak prindër u humbasin betejën me fëmijën e tyre. edhe Diana duket se në fillim ashtu e ka përkthyer por më vonë krejt problemet iu kanë kthyer në një shkëndi që ka rezultuar edhe zbulimi i madh për të shkuar tek potenciali i vertete i njeriut dhe spiritualizmit, aty ku është edhe stacioni që Diana me gjithë te bijën, Keidin iu presin.

Nga aty premtojnë se do të vijohet bashkë për të zbuluar veten për tek vetja duke mësuar thuajse tërësinë e akteve që të çojnë atje.

Sipas Dianës, e bija, Keidi nga një femije engjellor dhe nxënëse e mirë sapo nisi adoleshenca ndryshoi dhe u bë një fëmijë rebeloz. Për pasojë ajo ktheu vëmendjen nga e bija e cila kishte nisur të hiqte dorë nga bindja se shkolla apo të nxënurit ishte i ndonjë rëndësie të veçantë. Po jo si proces. Me sa duket në jetën e përditshmërinë e saj kishin hyrë doktrina dhe mendime të tjera që më vonë i ndau me të ëmën për të nisur kështu një rrugëtim të përbashkët drejt asaj që u konfigurua edhe si Reborn.

“Shtatzënia ishte përvoja ime e parë tronditëse në jetë, thote Diana. I gjithë trupi dhe jeta ime u tronditën. Ishte sikur kjo foshnjë po jepte paralajmërimet e para për ndryshimin që do të sillte në jetën tonë pas mbërritjes së saj. Unë isha 25 vjeçe, e re dhe i papërgatitur për sfidën e rritjes së një fëmije, që nuk do të ndalonte së qari ose që do të sëmurej. Zgjatja trupin tim në skajet e tij për tu siguruar që ajo kishte gjithçka dhe çdo lehtësi që mund t’i siguronim asaj. Të dy, unë dhe burri jetonim me një shoqërues të madh emocionesh duke u përpjekur t’i jepnim Keidit vëmendjen dhe dashurinë tonë të plotë me jetën ose marrëdhëniet tona personale. Vitet kaluan dhe Keidi u bë një fëmijë i jashtëzakonshëm, i mirëkuptueshëm dhe i dhembshur. Ajo ishte vetëm 4 vjeç kur të gjithë po e quanin atë një ‘shpirt të vjetër’”.

Ndjeva dhimbjen e tyre dhe luftën e emigracionit tonë nga Shqipëria në Kanada. Duke mos patur motër ose këdo me të cilin mund të flisja, mënyra ime e përpunimit ishte në vetmi. Unë do të ulesha vetëm në dhomën time duke qarë, duke shkruar në ditarin tim për trishtimin, inatin dhe frikën dhe duke ulëritur në heshtje në një jastëk.

Ndërsa në të njëjtin rrëfim tëpërbashkët që nënë e bijë kanë bërë për këtë përjetim të ri në brendësinë e tyre, Keidi ka treguar momente qëlidhen pikërisht me ndryshimet që më pas ajo diti ti sistemonte dhe të krijonte atë që më vonë u quajt Reborn. “Kur isha duke kaluar vitet e adoleshencës, ndjeshmëria ime u përmirësua duke ndryshuar hormonet dhe thjesht doja të ikja nga shtëpia. Unë i doja aq shumë prindërit e mi dhe u ndjeva aq i konflikuar kur debatonin me njëri-tjetrin. Ndjeva dhimbjen e tyre dhe luftën e emigracionit tonë nga Shqipëria në Kanada. Duke mos patur motër ose këdo me të cilin mund të flisja, mënyra ime e përpunimit ishte në vetmi. Unë do të ulesha vetëm në dhomën time duke qarë, duke shkruar në ditarin tim për trishtimin, inatin dhe frikën dhe duke ulëritur në heshtje në një jastëk. Natyrisht doja të shpëtoja. Do të mendoja të lëndoja veten. Nëse muret e dhomës time mund të flisnin, ata do të flisnin për dhimbjen time dhe fantazitë e largëta të ndërtuara mbi romanet ku do të shpëtoja. I fsheha të gjitha nga prindërit e mi. Ata ishin shumë të përqendruar në shkollën time. Në ulërimën time të brendshme, unë shpova perdet për t’u lidhur me botën e padukshme, Zotin dhe të gjithë aleatët e tij”.

Ndërsa Diana mendon se ka zbuluar disa shenja që lidhen me ca citate të Budës që i gjente në ekranin e kompjuterit të së bijës, ku me vonë ajo ka mundur të shpjegojë këtë shenjë të dhënies së vajzës së saj drejt filozofisë budiste dhe lumturise se brendshme te njeriut . Vetë Keidi ndalohet tek një moment konkret në të cilin shpejgon edhe hapjen e vetes ndaj atyre mendimeve që kishin nisur ta pushtonin duke e lënë vetën të lirë përballë tyre.

Sipas saj “dhurata për të parë përtej është një hapje e përulur. Pasi u hapa në sfera të reja, natyrisht jam tërhequr drejt mësimit nga mediumet psikike, shikuesit dhe mësuesit shpirtërorë që u shfaqën në kohën e duhur dhe në vendet më misterioze. Kur isha duke pushuar mes dy shkollave, unë praktikoja yoga, meditime, lexoja libra ezoterike dhe vazhdoja kërkimet e vizionit të brendshëm. Kam kaluar gjithashtu shumë kohë në natyrë, duke parë hapësirën të cilën tani e kuptoj. Ajo nuk është humbje kohe, por një thirrje aktuale për të parë përmes perdeve që ndajnë botën fizike dhe botën kuantike të mundësive të pafundme.Tani, si një praktikuese intuitive, duhej të provoja se isha e denjë për këtë dhuratë. Kur ne mund të shohim modelet e të tjerëve, ka një prirje për të gjykuar. Kjo nuk është duke bërë punën e Zotit, atëtë shërbimit të dhembshur. Krahas stërvitjes dhe edukimit tim, unë po meditoja dhe kaloja kohë të mjaftueshme në vetmi për t’u përqendruar vërtet në pastërtinë e shpirtit tim”.

Me Reborn

Diana dhe Keidi Pushi, nënë e bijë janë të shumë të trajnuara në metodat më të avancuara të neuroshkencës, të mjekësisë energjike dhe praktika spirituale që krijojnë harmoni dhe sukses në jetën e njeriut. Qëllimi i tyre është të bashkojnë shkencën me spiritualitetin në një sistem që punon në mënyrë të shkëlqyer.

Duke punuar me ta mund të kuptohet më lehtë rruga, ajo e vërteta që të çon nga ana e duhur e të qenurit i lumtur. Në faqen e tyre thuhet se REBORN u krijua për të ndihmuar njerëzimin në zgjimin e madhështisë dhe fuqisë së tyre. “Të qenit i vetëdijshëm për veten tuaj ju bën të dhembshur dhe të lirë”.

Duke shfletuar këtë faqe në të cilën janë treguar disa cilësi të nismës Reborn mësohet se kjo ka të bëjë me njohjen dhe çlirimine vetvetes, i cili është një proces plotësisht i dobishëm dhe sfidues, qëmund të zgjasë një jetë. Reborn ju jep qëllimin, drejtimin dhe një sens të vërtetë të mirëqenies, e kjo ndodh falë përkushtimit për misionin e tyre dhe ato zotohen se “do t’ju drejtojmë përmes një udhëtimi të procesit të vetëzbulimit dhe të transformimit të personalizuar”.

Reborn sjell fuqinë e kombinimit të dy energjive të ndryshme udhëzuese. Mësohet se Diana dhe Keidi, nënë dhe bijë, përmes gërshetimit të kodeve të tyre të zakonshme të gjenetikës, ata përqafojnë dy personalitete të ndryshme dhe modele njerëzore. Janë si dy energji që ushqejnë dhe mbështesin këdo që iu afrohet. Ju mund të zgjidhni me kë të punoni ose të shfrytëzoni centralin e tyre të kombinuar të mençurisë dhe praktikave dhe ta përshtatni atë me personalitetin dhe nevojat tuaja të jetës.Tek Reborn ju do të dini se si jeni të dizajnuar energjikisht dhe si të përdorni mjete delikate të energjisë dhe formula neuroshkencore për tu lidhur dhe për tu bërë më të gjallë dhe të ekuilibruar emocionalisht duke bërë të mundur kështu që të jetoni një jetë të pakompromis nga rrethanat e jashtme.

Te Reborn

Kushdo që ka dëgjuar për “Reborn Albania” mendonse bëhet fjalë për platformënkumerrpërgjigje për:

Çfarë më mungon? Cfarë më mundon? Kush jam unë?A je ti, ai/ajo qëi bën këto pyetje? Reborn Albania ofronnjëbusull, njëdrejtim, një experiencë transformuesetë bazuar në tëkatër dimensionet e qëniesnjerëzore:Atëfizike,mendore,emocionale dhe shpirtërore. Kjo platëformë ështëndryshe sepse sjell tek ju një kombinim të mençurisëdhe aftësisë të dy drejtueseve të fuqishme dhe të trajnuara në metodat me të reja në fushën e transformimit të vërtet. 

Diana and Keidi,ju suportojne drejt një rruge të shëndetshme dhe të sukseshme.

Më shumë se kurrë tani shumë njerëz po ndihen në një udhëkryq jete. Reborn Albania kërkon që ta lejoni tëjetë qartësia dhe busulla juaj. Pasi vetëm nëpërmjet saj premtohet:

Të arrini të zbuloni dhe aktivizoni potencialin tuaj;

Të zbuloni lidhje më të thella në marrëdhëniet tuaja;

Të keni më shumë qartësi dhe vetëbesim gjatë vendimeve me të rëndësishme të jetës;

Ta përjetoni jetën me më shumë gëzim, harmoni dhe ekuilibër në jetë;

Nëse po, ato ju ftojnë të filloni të njihni thelbin e asaj që ju jeni duke njohur; planinenergjetiktë ADN-së tuaj,  ofruarnga Kodi i Manualit tuaj njerëzor. Diana, e cila është edhe krijuese e “Reborn Albania” është specialiste e Kodit Njerëzor. “Reborn” synon të suportojë njerëzimin në epokën e re, ku njeriu është i plotë në të katër aspektet, fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore.

The Reborn Experience, sapo krijoi platformën e tij më të re të quajtur “ Lighthouse”, që siç e quan Diana dhe Keidi, është “Netflix”i i Transformimit tuaj. Të krijojë njeriun që operon si një Lighthouse; i fuqishëm, i sigurt, i qartë dhe plot dritë.

Nëse jeni gati të jetoni me një vetëdije më të thellë për aftësitë që ju zotëroni, pikat e forta dhe qëllimin e shpirtit, të merrni vendin që ju takon dhe përket në këtë botë në një mënyrë të këndshme dhe përmbushëse, atëherë është mundësuar çelësi, atë ua premtojnë nënë e bijë, Diana dhe Keidi, që kanë ikur nga Shqipëria dhe rikthehen për të ndihmuar shqiptarët me anë të kësaj platforme unike në vendin tonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com