Sorry, no posts matched your criteria.

Chrissy Teigen ndryshoi look dhe sa shumë i shkojnë!

Chrissy Teigen, modelja e famshme, ka ndryshuar papritur look, duke na habitur të gjithëve.

Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrë gri dhe duket se po e shijon në maksimum pamjen e re.

Për këtë ndryshim, ajo ia vë fajin moshës së mesme, por gjithsesi duket një copë ylli me këto flokë!

Nuk e dimë ç’po ndodh me modelen, pasi së fundmi ajo ka deklaruar gjithashtu se ka hequr dorë nga rrjeti social Tëitter.

Sipas prestigjozes “Mirror”, ky vendim i saj vjen pas 10 vitesh përdorimi, teksa kishte dhe një numër të madh të ndjekësve.

Ajo ka treguar arsyen e largimit nga ky rrjet social, duke vënë theksin tek negativiteti që ka marrë.

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, u shkreh Teigen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com