Sorry, no posts matched your criteria.

Arrestohet Fero, thuhet se dhunoi një person sepse dëgjonte këngën e Unikkatil

Reperi i njohur shqiptar, Fero u arrestua nga policia sot. Një video u shfaq kudo, ku shihej qartazi se si reperi dhunonte një person brenda makinës.

Avokati i Feros, Egzon Halimi, në një bisedë telefonike për Telegrafin ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi.

Halimi thekson se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë.

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, theksoi avokati i reperit.

Avokati shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com