Sorry, no posts matched your criteria.

Anwar ‘harron’ Duan?/ Fotografohet i shoqëruar me një vajzë misterioze

Janë bërë më shumë se një muaj që kur u raportua për ndarjen e Dua Lipës me Anwar Hadid.

Çifti i kanë dhënë fund lidhjes 2 vjeçare, ndërsa kanë qenë mediat që kanë publikuar angazhimet e mëdha të Duas dhe udhëtimet si arsye e ndarjes edhe pse vet dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë.

Që nga publikimi i lajmeve, Anwar është parë shumë pak në publik.

Së fundmi, ai u fotografua teksa mbërriti në “The Nice Guy”, në Hollywoodin Perëndimor, i shoqëruar nga një vajzë.

Vajzë misterioze me të cilën u shoqërua Hadid, ishte veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë lëkure.

Ndërkohë, që modeli 22 vjeçar kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me një figurë të “Iron Maiden”, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra blu.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com