Cardi B protagoniste në ditëlindjen e të dashurit, këndon dhe… bën “twerk”!
Pavarësisht se u bë nënë për herë të katërt vetëm pak javë më parë, duket se reperja Cardi B është në formë shumë të mirë… siç ka qenë përherë duhet thënë.
E për kë tjetër do t’i ruante performancat e saj speciale, veçse për babanë e fëmijës së saj të fundit, sportistin Stefon Diggs?
Në festën (e vonuar) të 32-vjetorit të lindjes së lojtarit të New England Patriots, Cardi u shfaq e emocionuar, por edhe “e çmendur” në party.
Teksa Diggs po shijonte darkën krah njerëzve të tij të afërt, Cardi B dhe miqtë e përbashkët nisën t’i këndonin atij këngën “Happy Birthday” të Stevie Wonder, ndërkohë që në tavolinë ishte dhe torta gjigande e ditëlindjes. Sigurisht që volumi më i lartë gjatë këngës do të ishte ai i Cardit. Por nuk ishte ky momenti ku ajo shfaqi plotësisht karakterin e saj, pasi ishte në pjesën e party-t ku situata u ndez.
Reperja nisi të bëjë “twerk” në një klub nate pranë partnerit të saj, çka e ka lënë atë pa fjalë. Interesant është fakti që kënga në sfond që e bëri Cardi-n të kërcejë është “Take me Thru Dere” e reperit Quavo, miku i ish-bashkëshortit të saj, Offset. Një detaj ndoshta i parëndësishëm ky, por që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të ndjekësve të reperes së famshme. Gjithësesi, duket se gjithçka ka shkuar shumë mirë në festën e ditëlindjes së Diggs, me mami Cardi-n që është në super formë. Thashethemet flasin edhe për një unazë propozimi në sfond, por për këtë duhet ende të presim…