Sorry, no posts matched your criteria.

Çifti hollivudian në krizë? Mila Kunis e pakënaqur me karrierën dhe jetën e re të Ashton Kutcher…

Vitet e fundit kanë qenë shumë kaotike për një prej çifteve më të famshme të Hollywood-it, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, duke marrë parasysh këtu edhe shoqërinë e tyre të ngushtë me kolegun Danny Masterson të dënuar për përdhunim e së fundmi me reperin Diddy, edhe ai në burg.

Gjithësesi, pavarësisht se ata kanë preferuar t’i kalojnë në heshtje këto ndodhi kaq pranë tyre, duket se jo gjithçka është e qetë në marrëdhënie, të paktën sipas thashethemeve.

Sipas burimeve afër tyre, martesa mund të jetë në telashe për arsye të karrierës së re të Ashton. Tashmë fokusi i tij është në botën e teknologjisë, e mesa duket i ka rënë interesi për Hollywood-in.

“Ka plot njerëz me të cilët çifti shoqërohej prej vitesh, por tashmë Kutcher nuk ka më kohë për ta. E gjithë energjia e tij është fokusuar tek investimet dhe miqësia me njerëzit e teknologjisë.” – shprehet një nga burimet për “Star Magazine”.

“Ashton nuk e ka aspak problem këtë situatë pasi ai i ka shtrirë duart në disa gjëra, por Mila e sheh si një situatë tepër izoluese. Ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera e saj apo nga jeta në Los Angeles. Nuk e konsideron braktisjen e Hollywood-it pasi ka shumë për të dhënë dhe shumë projekte në plan.” – shprehet burimi afër çiftit.

Krahas punës së vazhdueshme në “Family Guy”, Kunis ka një rol tjetër në filmin “The 47 Night Stands”, si dhe është duke prodhuar 4 projekte për IMDb-në e saj.

Për këtë arsye kanë nisur dhe thashethemet e krizës, pasi në këto momente Ashton dhe Mila po ecin në 2 rrugë të ndryshme, për të cilat duhet të gjejnë patjetër një pikë të përbashkët.  

Kujtojmë se ata janë takuar për herë të parë në setin e “That 70s show” kur ishin 14 dhe 19 vjeç, por u lidhën me njëri-tjetrin shumë vite më pas, duke u fejuar në shkurt të 2014-ës. Së bashku kanë 2 fëmijë, Wyatt Isabelle 11 vjeç dhe Dimitri Portwodd 9 vjeç.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com