Sorry, no posts matched your criteria.

Fedez: Gjatë martesës me Chiarën kam takuar shumë njerëz të padurueshëm

Reperi italian Fedez rrëfen pa filtra historinë e tij në një libër autobiografik të titulluar “Uji është më i thellë nga sa duket në sipërfaqe”.

Ai e ka dhënë lajmin për librin në një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka treguar dhe kopertinën; fytyra e tij e ndërtuar nga fragmente të ndryshme.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një pjesë e dedikuar për marrëdhënien me ish-gruan e tij Chiara Ferragni.

“Ndryshimet mes nesh shfaqeshin si ajsberg, gati për të na fundosur anijen. Gjatë martesës sonë kam takuar persona të padurueshëm. Një ‘paketim’ i bukur por që vinte erë të kalbur.” – lexohet në faqet e librit.

Reperi i famshëm ka folur pikërisht për shoqërinë e Chiarës, për të cilën shprehet se u mungonte sinqeriteti, çka ai nuk e duronte dot por shpesh herë ishte i detyruar t’i duronte.

“Preferoj të frekuentoj një person që duket që në fillim që ta shpif, sesa dikë që nga jashtë duket bukur, por pak e nga pak kupton se është i kalbur përbrenda. Më mirë dikush që prezantohet ashtu si është, sesa një tjetër që prezanohet si dikush që do donte të ishte.” – shkruan Fedez, pa përmendur emrat e atyre që në fakt i referohet.

Ai gjithashtu ka shkruar për kompaninë e Chiarës, thashethemet e personave atje, se si ka ndryshuar që nga ajo kohë e shumë tema të tjera delikate. Libri i Fedez lindi pasi krijoi këngën “Battito” me të cilën u prezantua në Sanremo, për të cilën shprehet se ishte momenti kyç ku kuptoi se gabimet duhen përballur e duhen rregulluar, në mënyrë që të riorganizosh gjithçka që dukej kaotike në jetën tënde.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com