Sorry, no posts matched your criteria.

Presidenti Donald Trump do të lirojë Diddy-n nga burgu… brenda kësaj jave?!

Presidenti amerikan Donald Trump po studion mundësinë për të zbutur dënimin e Sean Combs, ose Diddy-t siç e njohim të gjithë në botën e artit.

Sipas informacioneve të TMZ, në shtresën e lartë të Shtëpisë së Bardhë flitet madje se Trump ka për qëllim ta lirojë Diddy-n nga burgu brenda kësaj jave, pasi një vendim i ngjashëm u mor para pak ditësh edhe për ish-deputetin George Santos.

Gjithësesi, një pjesë e stafit të presidentit Trump ka tjetër mendim dhe po përpiqet ta bindë atë që kjo nuk është një ide e mirë. Pavarësisht kësasj, burimi i TMZ shprehetes se “Trump do të bëjë atë që ai do”.

Nga ana tjetër, media si “Daily Mail” mohojnë të ekzistojë ndonjë mundësi që të ulet dënimi i Diddy-t, e aq më pak të lirohet.

Kujtojmë se Sean “Diddy” Combs u dënua me 50 muaj burg (pak më shumë se 4 vite), pasi në korrik u shpall fajtor për akuzat për shfrytëzim të personave për prostitucion apo aktivitete seksuale. Pavarësisht kërkesës së avokatëve të tij që dënimi të reduktohej në vetëm 14 muaj burg, e ndjekur nga liri e mbikqyrur, ajo u refuzua, kështu u vendos për 50 muaj burg.

Por a do të vendosë Donald Trump të lehtësojë situatën e Diddy-t, nga i cili mbeti i zhgënjyer për mbështetjen e tij ndaj Joe Biden? Të shohim…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com