Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Çfarë është objekti misterioz që goditi avionin për në Los Angeles? Plagoset piloti…

Ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjet disa foto të një incidenti misterioz të ndodhur në shumë metra lartësi.

Bëhet fjalë për avionin Boeing 737 MAX 8 i United Airlines, që po udhëtonte nga Denveri në Los Angeles të SHBA-së. Ndërkohë që po lëvizte në afërsisht 11000 metra lartësi, avioni u godit nga një objekt ende i paidentifikuar. Mund të bëhet fjalë thjesht për disa mbetje hapësinore, por nuk përjashtohet përplasja me ndonjë meteorit, pa përmendur këtu edhe teoritë konspirative që nuk mungojnë asnjëherë.

Objekti (ose objektet) goditi panelin kryesor të xhamit të përparmë të avionit nga ana e bashkëpilotit, duke thyer shtresën e jashtme dhe duke çarë dy panelet e brendshme. Shenjat e djegies dhe shenjat e impaktit janë gjithashtu të dukshme në kornizën metalike dhe në një pjesë të trupit të avionit. Por ato që duken më shqetësuese janë pamjet nga kabina, ku duket krahu i kapitenit të mbushur me plagë të vogla, të shkaktuara me shumë mundësi nga fragmente të xhamit të përparmë.

Pavarësisht se disa nga fotot e shpërndara deri tani kanë ende dixhiturën “e pakonfirmuar”, çka është i sigurt është aksidenti ajror që u konfirmua edhe nga vet United Airlines.

Pas impaktit me objektin misterioz, avioni menjëherë bëri një ulje emergjence në aeroportin e Salt Lake City-t. Prej aty, pasagjerët u transferuan në një tjetër avion për të shkuar në destinacion.

Deri tani, hipoteza më e mundshme është ajo e mbetjeve hapësinore. Sipas asaj që raporton shtypi perëndimor, gjatë bisedës me kullën e kontrollit komandanti ka konfirmuar se e ka parë objektin para se ai të godasë avionin, duke e identifikuar me diçka të ngjashme pikërisht me mbetjet. Gjithësesi, interesante është deklarata e ekspertit të aviacionit Gary Leff, i cili shprehet se në 11000 metra lartësi, mbetjet hapësinore do të dukeshin thjesht si një njollë e errët me formë të papërcaktueshme. Që do të thotë, do të mund të kuptohej ardhja e tyre vetëm pasi avioni të ishte goditur. Një teori kjo e ekspertit që ngre dyshime mbi “identitetin” e vërtetë të objektit që ka goditur avionin.
Bëjmë me dije se avioni 737 MAX, në momentin e incidentit ka qenë duke fluturuar me një shpejtësi prej 640 kilometrash në orë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com