Aktori Keanu Reeves mund të kishte një tjetër emër arti, por (fatmirësisht) nuk e zgjodhi
Aktori i famshëm Keanu Reeves ishte i ftuar në episodin e fundit të podcastit “New Heights” të vëllezërve Jason dhe Travis Kelce, ku ndër të tjera tregoi edhe se po të ishte për një nga menaxherët e tij të parë, do të kishte një tjetër emër arti… që nuk tingëllon aspak bukur.
Ylli i “Matrix”, i cili u lind në Liban dhe u rrit në Toronto të Kanadasë, rrëfesu se kur shkoi në Los Angeles në moshën 20-vjeçare për të gjetur një menaxher, ky i fundit i propozoi që emrin e skenës ta kishte… “Chuck Spadina”!
“Më kujtohet që ishim duke ecur në breg të detit, dhe mua më shkoi mendja te emri im: Po sikur ta ndërroj? Emri im i mesëm është Charles, po sikur ta bëj Chuck? – tregoi historinë aktori, ndërkohë që menaxheri ndërhyri menjëherë.
“Unë jam rritur në një rrugë që quhej “Spadina”, kështu që, le të të quajmë Chuck Spadina!” – ishte ideja finale e menaxherit.
Gjithsesi pak më vonë ata zgjodhën emrin KC Reeves, që në fakt as ky nuk ishte bindës për 61-vjeçarin. Ai tregoi se sa herë që shkonte nëpër audicione dhe i thoshte se ishte KC Reeves, nuk i pëlqente mjaftueshëm, për këtë arsye vendosi që të qëndrojë te Keanu Reeves, një emër tepër i suksesshëm sot në mbarë botën. Kujtojmë se para pak javësh ishte dhe ylli i Hollywood-it Leonardo DiCaprio që tregoi historinë se si edhe atij, për pak ja ndryshuan emrin skenik në Lenny Williams kur ishte 12 vjeç, por ndërhyrja këmbëngulëse e të atit bëri që të ktheheshin sërish te emri i vërtetë.