Sorry, no posts matched your criteria.

Vajzat shqiptare të arbitrimit, një tjetër hap historik në Europë

Mbrëmja e 7 tetorit shënon një tjetër hap të madh për vajzat e arbitrimit të futbollit shqiptar.

Emanuela Rusta si gjyqtarja kryesore e takimit, Mirjeta Salla e Koleta Prenga si asistentet e saj, si dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt, do të drejtojnë ndeshjen mes BK Häcken FF dhe GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

Në orën 19:00, në stadiumin “Hisingen Arena” të Suedisë, vajzat shqiptare do të vendosin drejtësi në një prëj takimeve të kompeticionit më të ri të UEFA-s për vajza, që është ekuivalenti i UEFA Europa League tek futbolli i djemve, si kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube.

Kjo nuk është hera e parë që Emanuela Rusta apo grupi i saj i arbitrimit gjykojnë një ndeshje europiane, por fakti që një grup shqiptaresh angazhohen menjëherë për një kompeticion të ri, tregon shumë për cilësitë e tyre personale, por edhe për përparimin e arbitrimit në vend.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com