Sorry, no posts matched your criteria.

Neriada Biçaku: Diaspora is calling…

Ne jemi Global Woman Diaspora që prej tetorit të vitit 2024 me një qëllim që të fuqizojmë ekonomikisht duke ndërlidhur dhe zhvilluar gruan shqiptare në trevat shqipfolëse”, më qartë se kaq nuk mund t’ua shpjegonim konceptin e Global Woman Club Diaspora. Drejtorja Neraida Biçaku thotë se misioni i këtij komuniteti është,  “të krijojmë një hapësirë dinamike kulturore, sociale dhe ekonomike duke promovuar figurën e grave si dhe duke i fuqizuar ato”. Ajo nuk ngurron të shpalosë gjithashtu programin e Global Woman Club Diaspora duke na treguar një sërë eventesh të veçantë që do të bëjë bashkë gratë shqiptare, ndonëse në vende të ndryshme të botës.

Si ka nisur viti për ju?

Hmm me shumë vrull dhe punë, projekte dhe plane shumë të bukura për  2025!

Kam dëgjuar që ju shijoni ende magjinë e fishekzjarreve?

Më pëlqen që këni kaq shumë informacione (qesh). Është e vërtetë më pëlqen shumë ai spektakël dritash në qiell dhe mendoj deri në fund të jetës time do i shijoj gjithmonë. Mesa duket fëmija brenda meje rizgjohet (ajo Ideza që në femijerinë e saj ka shijuar çdo vit magjinë e fishekzjarreve), veçanërisht në momentin e ndërrimit të viteve. Ai moment për mua është një menyrë magjike për të krijuar atmosferë dhe emocion nderpersonal. Për mua ngjyrat dhe tingujt e tyre janë gjithmonë të mrekullueshëm dhe mua më dërgojnë në atë dimensionin e papershkrueshëm emocional dhe psikologjik. Nuk e humbas kurrë atë atmosferë që krijojnë sidomos ndërrimin e viteve sepse me rindez botën time emocionale plot ngjyra për vitin që do vijojë. Dhe duke parë atë magji dhe viti im do të jetë ashtu magjik (qesh). Është një proçes i përvitshëm që nuk ndryshon.

Cilat kanë qënë sfidat e tua më të mëdha në jetën profesionale?

Sfida?! Ne me sfida përballemi çdo ditë. Por ajo më e vështira që kam hasur dhe që besoj se është shumë e rëndësishmë është arritja e ‘’barazisë gjinore”. Kur themi baraza gjinore sepse konotacioni i këtij termi është shumë i gjerë dhe shpesherë merret e mirëqenë që gratë duan të dominojnë burrat me këtë term. Por në fakt jo! Termi barazia gjinore i referohet atyre të drejtave të barabarta që duhet të kenë si burrat dhe gratë në poste të ndryshme pune, pra mos konceptohet sikur “x” rol bëhet vetëm nga burrat kur shumë mirë e bejnë dhe gratë. Me këmbëngulje çdo grua në karrierë dhe biznes gjithmonë ja del.

Për më pak se një vit jeni drejtore e Global Woman si do ta përkufizoje këtë eksperiencë?

Unike dhe shumë ndryshe nga gjërat që kam bërë deri tani. Ka qenë një vit plot me sfida dhe arritje kyçe që kanë formësuar ndjeshëm perspektivën time te Global Woman.

Pse ngaqë merreni me gra?

Gra dhe gra të suksesshme, por nuk është vetëm kjo. Global Woman është një komunitet ku ne ndajmë eksperienca, ku mësojmë  nga njëra-tjetra dhe ndoshta nuk do ta besoni por ajo që vlen të theksohet është që ne e ndihmojmë njëra-tjetrën. Thuhet shpesh se gratë e sulmojnë njëra-tjetrën por ky nuk është rasti i komunitetit tonë. Si feministe që jam dua të bëj më të mirën dhe ta përfaqësoj këtë post si një grua që beson te fuqia e gruas shqiptare.

Cilat janë projektet e këtij viti?

Kemi shumë projekte /evente, që për hir të së vërtetës do të jenë sa të bukura edhe impenjative. Starti i parë do të jetë në Pejë me date 15 Janar si mbështetëse të një anëtare të Global Woman e cila kandidon për deputete në zgjedhjet e Kosovës. Një ndër qëllimet e Global Woman është edhe të mbështesim dhe fuqizojmë gratë e rrjetit tonë. Dhe menjeherë pas këtij eventi, do të prezantohet në 17 janar në Tiranë, ku do të jetë në bashkëpunim me gratë e policisë së shtetit. Ky sektor është cilësuar gjithnjë si një domen i burrave por dhe në këtë sektor gratë kanë treguar që ja kanë dalë dhe që kanë qenë vërtët një histori suksesi. Pastaj vijojmë pa ndalim deri në qershor të 2025 me evente të tjera të rëndësishme në Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë, Gjermani, Itali, Zvicër, Vendet Skadinave dhe Greqi etj dhe duke përmbyllur me Summitin e Diasporës që do të zhvillohet në Shqipëri per herë të parë. Por është shumë herët për t’ju zbuluar të gjithë detajet e axhendës tonë të punës (qesh).

Cfarë është Global Woman Diaspora dhe si lindi si ide?

Më vjen mirë që pyetët e që e keni vënë re. Gratë shqiptare kanë treguar se dinë të shkëlqejnë kudo, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.Prandaj dhe ne vendosëm që ti japim zë të gjitha grave shqiptare që ndodhen jashtë Shqipërie, për të na treguar gjithë rrugëtimin e tyre dhe pse jo të shërbejnë si modele suksesi për këdo që dëshiron ta nisë jetën e tij nga e para në një shtet të huaj. Mikeshat tona na kanë rrëfyer se me punë e vullnet ja kanë dalë të jenë dikushi edhe në vende të huaj. Dhe me punën e kontributin e tyre kanë folur shqip.Ne jemi Global Woman Diaspora që prej Tetor 2024 me një qëllim që të fuqizojmë ekonomikisht duke ndërlidhur dhe zhvilluar gruan shqiptare në trevat shqipfolese. Misioni ynë është të ndricojmë dhe përforcojmë këto zëra duke krijuar një hapesirë dinamike kulturore,sociale  dhe ekonomike duke promovuar figurën e tyre duke i fuqizuar ato!

Të jesh grua në karrierë në Shqipëri, në këndvështrimin tuaj sa sfiduese është ?

Është sa e bukur aq edhe e vështirë. Kam patur gjithmonë pikë të fortë komunikimin dhe aftesinë e të përcjellurit të mesazhit saktë tek dëgjuesi. Por nga ana tjetër mendoj që është e gjitha shkëmbim energjie, që po të bëhet në mënyrën e duhur gjithnjë prodhon sukses.

Familja juaj, si ndihet dhe sa suportues janë tani që angazhimit tuaj ditor i është shtuar dhe Global Woman?

Familja deri më sot s’ka qenë kurrë pengesë për oraret e mia (kryesisht të vona) për shkak të impenjimeve profesionale. Arritja e një ekuilibri që përputhet me vlerat dhe prioritetet e dikujt është celësi për një jetë të mirë dhe të shëndetshme familjare pa u bërë e nevojshme prezenca jote me orar të përcaktuar. Që e vogël jam mbështetur për vendimet e mia nga familja ime dhe gjithmonë mendoj se i kam realizuar me sukses gjërat që kam ndërmarrë. Koha fizike nuk mjafton aspak për mua por mundohem të gjej balancën. Se di sa e suksseshme kam qenë realisht por deri më sot me duket gjithçka në rregull (qesh).

Ke bërë mikesha në Global Woman?

Shumë …dhe jam shumë e kenaqur për këtë fakt!Unëjam njeri shumë social dhe më pëlqen të dhe ndërveproj me njerëzit. Këtu jo vetëm kam njohur gra shumë të mira, të formuara, të dashura dhe plot energji por dhe shumë profesionale. Përveçse jemi mbështetëse të njëra-tjetrës ajo që dua të kenë gjithmonë në këtë komunitet është fryma e bashkëpunimit dhe suporti për njëra-tjetrën.

Cila ka qenë historia që të ka frymëzuar më shumë?

Të gjitha gratë e Global Woman janë histori frymëzimi. Nuk përzgjedh dot një sepse i kam të gjitha përzemër dhe sinqerisht i vlerësoj të gjitha për sfidat dhe sukseset e tyre. Ajo që më befason te ky komunitet është forca që kanë gratë, e cila është e papershkrueshme dhe shumë frymëzuese. Dhe kjo është A-ja gjithckaje në këtë komunitet.

Si një grua dhe si shembull suksesi , cfarë këshille ju jepni vajzave shqiptare, sidomos brezit të ri ?

Do dëshiroja të ishim suport për njëra-tjetrën, të edukuara dhe pse jo të gëzoheshim për sukseset e njëra-tjetrës. Gruaja është forcë e madhe në shoqërinë tonë dhe jo vetëm.

Brezi i ri duhet të investojë në edukimin e tyre, formësimin, krijimin e eksperiencave dhe mos të heqin dorë kurre se qëni njerëzore. Nëse nuk jemi humane nuk ka vlerë asgjë tjetër. Çdo gjë ta bëjnë me dashuri dhe ta mbështesin njëra-tjetrën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com