Sorry, no posts matched your criteria.

Në çfarë stadi është romanca e Pete Davidson dhe EmRata-së pas një muaji lidhje?

Gjërat me sa duket po nxehen mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski.

Një muaj pasi ndezën thashethemet për lidhje, komediani dhe modelja thuhet se po e bejnë lidhjen e tyre më serioze

“Ata po avancojnë  dhe po bëhen pak më seriozë”, tha një burim për revistën “People”, duke shtuar se ai dhe bukuroshja brune “po e shijojnë vërtet kohën së bashku”.

Sipas të njëjtit burim, të dy kanë mjaft “të përbashkëta” përsa i përket “personalitetit dhe stilit”, si dhe “dashurinë për Bregun Lindor”.

Burimi shtoi se Davidson, 29 vjeç, “me të vërtetë e bën atë të qeshë dhe i mban gjërat argëtuese”.

Ndërkohë, një burim i afërt me Ratajkowski, 31 vjeçe, konfirmoi për median se të dy “po bëhen më seriozë”.

Modelja ndihet e lumtur pas divorcit të saj “shumë të papritur”, ndonëse iu desh pak kohë për t’u rikuperuar”,-vazhdoi burimi.

Pete më parë këtë vit ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me yllin e “The Kardashians”, Kim Kardashian.

Ata ishin bashkë për afro nëntë muaj, pas ndarjes së Kimit nga Kanye West.

Nga ana tjetër edhe Emily Ratajkowski u nda me bashkëshortin e saj prej tre vitesh Sebastian Bear-McClard në korrik pas raportimeve të shumta se ai e kishte tradhtuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com