Sorry, no posts matched your criteria.

“50 mijë euro për dy netë”/ Fansi ka ofertën e çuditshme për Dafina Zeqirin

Zëri nuk është e vetmja pikë e fortë e Dafina Zeqirit.

Këngëtarja është një ndër artistet më të pëlqyera edhe për paraqitjen e saj.

Zeqiri numëron me qindra fansa, ku disa prej tyre kanë dëshira të “çmendura” në lidhje me këngëtaren.

Siç është edhe rasti i Arbenit, një simpatizuesi të flaktë të Dafinës i cili duket se ka vetëm një ëndërr: Të kalojë dy netë me idhullin e tij.

Këtë dëshirë të tijën, fansi i flaktë ia ka shprehur publikisht në TikTok, ku në këmbim i ofron 50 mijë euro.

 “Dafina Zeqiri 50 mijë euro dy netë me ty. Kur të duash ti vetëm kontaktom. Të lutem, vdes për ty. Të dua shumë,”- dëgjohet të thotë personi në video.

Sakaq Dafina Zeqiri prej kohësh po përjeton një lidhje dashurie me Genc Halimin, ose të njohur gjerësisht si Dj Geek.

Nga ana profesionale vitet e fundit kanë qenë të arta për këngëtaren duke publikuar një sërë këngësh të kthyera në hite. Projekti i fundit nga Zeqiri ishte “Dhimbje Dhimbje” që u bë hit akoma pa dalë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com